Sot rreth orës 7:30 në mëngjes është ther me thikë një nxënës në Shkollën e Shipolit në Mitrovicë, por viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe Skender Avdiu, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, i cili ka treguar se sulmin e kanë kryer disa huliganë.
“Drejtoresha e shkollës me ka njoftuar se disa huliganë që kanë ardhur prej jashtë në bashkëpunim me dy nxënës, në oborr të shkollës e kanë ther një nxënës të klasës të nëntë. Sipas informacioneve fillestare, nxënësi nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa me sulmuesit është marrë policia”, thotë Avdiu për Veriu.info.
Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar lajmin e incidentit në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol, duke se një nxënës ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të shkollës, pas një zënke, ndërsa njësitë policore janë në vendngjarje”, ka thënë Zahiti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...