Dani Alves ka zbuluar se kishte paralajmëruar ish klubin e tij, Barcelonën, se do të pendohen që lejuan largimin e tij në Juventus.
Mbrojtësi pretendoi se është ndierë i mos respektuar nga bordi i Barcelonës kur u largua nga Spanja dhe tani 34-vjeçari, i cili ka fituar 24 torfe gjatë tetë viteve te skuadra katalunase, ka zbuluar atë që i kishte premtuar drejtorëve të klubit para transferimit në Torno, transmeton portali arbresh.info.
“Para transferimit në Juventus, unë i dhashë një premtim të fundit bordit të Barcelonës. Iu thashë : Ju do ta ndjeni mungesën time”, zbuloi Alaves.
“Nuk e kisha fjalën si një lojtarë. Barcelona ka shumë lojtarë të mëdhenj. Ajo që doja të thoja unë ishte se atyre do t’i mungoj shpirti im. Atyre do t’i mungoj kujdesi që unë kisha për dhomën e zhveshjes”
Alves ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë te kampioni në Serie A./arbresh.info
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik