Partia Demokratike ka hapur sot pasdite fushatën elektorale në Shkodër, nga ku kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha falënderoi qytetarët shkodranë, duke shtuar se ishin shtylla kurrizore e Republikës së Re.
Kreu i opozitës u shpreh se deri tani është bërë gjysma e punës për rrëzimin e qeverisë dhe se gjysma tjetër bëhet me votën e bashkuar të shqiptarëve.
Duke u ndalur te marrëveshja me Ramën, kreu i demokratëve nënvizoi se gjithçka u arrit falë vendosmërisë së qytetarëve.
“Sot anembanë Shqipërisë, zuzarët dhe matrapazët e dinë se marrëveshja u bë se e detyruat ju. T’i lërë broçkullat që demokratët qenkan të mirë dhe unë qenkam djalë i mirë se u zmbraps kur pa vendosmërinë tonë, vendosmërinë tonë për të mos u zhvilluar zgjedhje farsë. Ministrat teknik janë garant të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, tha Basha.
Ai u ndal edhe te shkarkimet e bëra nga ministrat teknikë, ku shtoi se çdo zyrtar në administratë që angazhohet në fushatë dhe përdor pushtetin për zgjedhjet do të shkarkohet nga detyra. Këto vendime, ai i cilësoi se si fillimet e Republikës së re dhe se ky është vetëm fillimi.
“Do të shkarkohet çdo zyrtar që përdor ofiqet e pushtetit për të diktuar apo për të shtrembëruar vullnetin e qytetarit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Le ta themi me gojën plot një frazë që na e ka vrarë veshin në 4 vjet: Ky është vetëm fillimi! Ju themelues të Republikës së re. Mos kini frikë të denonconi pranë shtabeve tona elektorale çdo shkelje të ligjit zgjedhor dhe ju që jeni mësuar të shkelni ligjin”, ka thënë Basha.
Sipas tij mos përfshirja në listën e PD-së e Jozefina Topallit është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re.
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...
Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, ekstradohe...
Trump: Duam të flasim me Iranin, por nuk kemi me kë
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri