Në mesin e shumë aderimeve në skenën e politikës, vie aderimi i radhës.
Këngëtari Veli Sahiti, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.
Në një konferencë për medie, ku është prezantuar edhe aderimi i Veli Sahitit, bashkë me një grup intelektualësh nga Ferizaj, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nismës po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore, historike dhe intelektuale të vendit tonë.
Sot kam kënaqësinë personale, që njeriu i kulturës, i artit dhe muzikës, Veli Sahiti, nga sot po i bashkohet subjektit tonë politik, NISMA për Kosovën. Limaj gjate konferencës tha se z. Sahiti do ta ketë mbështetjën time të plotë në rrugëtim e përbashkët me Nismën për Kosovën.Artisi i njohur, z. Veli Sahiti, tha se jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Nismës. Jam këtu sot në mënyrë që me gjithë përvojën time në muzikë dhe kulturë në përgjithësi, tani e tutje të mund të kontribuoj edhe në subjektin politik NISMA.
Në këtë konferencë foli edhe koordinatori i degës së Nismës në Ferizaj, z. Besnik Berisha, ku tha se ekipës së Nismës në Ferizaj, po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha po thuajse në çdo fushë jetësore, njofton Nisma për Kosovën!.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...