Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në Pejë.
Në hapjen e fushatës në këtë komunë po marrin pjesë qindra pejanë të cilën do të ndjekin nga afër premtimet dhe programin e kësaj partie.
Para të pranishmëve, në një fjalë rasti kandidatja për deputete Farmire Kollçaku tha se Lëvizja vetëvendosje është shpresa për Kosovën.
“Disa po thonë do ta bëjmë Kosovën Zvicër ne iu përgjigjem pse nuk e bëtë kur i pat të gjithat?. Në jemi shpresa ne sot këtu me zemër pranë juve e shpalosim ofertën tonë sepse ajo është e sinqertë është e barabartë për të gjithë”, tha mes tjerash Kollçaku.
Kandidati tjerët për deputet Ali Lajçi tha se Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta votoni për të mirën e Kosovës.
“Ne jem këtu sot që përkundër dy vendimeve që kanë PDK dhe LDK ta votojnë humbjen e territorit të Kosovës. Ne nuk do të bashka ngjitemi me ta por ne do të luftojmë kundër kësaj marrëveshje. Ne jemi për definimi të republikës së Kosovës qartë. Ata rrëzuan njëri tjetrin dhe hapën frymën për të rinj. Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta votoni për të mirën e Kosovës”, tha Lajçi./Arbresh.info
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...