Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, Dega në Komoran të Drenasit duket se ka ‘aderuar’ në Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se kjo degë ka vënë në dritare të lokalit të saj pankartën e fushatës së kandidatit për deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, shkruan arbresh.info.
“KUR Prishtina” është kritikuar për këtë veprim në kohë fushate zgjedhore.
Lidhur me këtë, vetë Haxhiu ka thënë se posterin e tij e kishte vendosur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj të cilit paralajmëron ankesë në PZAP. Sipas Haxhiut, tashmë është hequr posteri i tij./Arbresh.info.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...