Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeverinë e re të Maqedonisë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Duke iu uruar suksese, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe intensifikim të relacioneve ndërmjet dy shteteve, transmeton arbresh.info.
“Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e re e Maqedonisë do të vazhdojë fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira që dy vendet dhe dy popujt tanë kanë ndërmjet tyre”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin dërguar kryeministrit Zaev./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...