Qendra për Avancimin e Shkencave Juridike dhe Ekonomike – QASJE në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka filluar organizimin e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Juridike dhe Ekonomike.
Tema e këtij edicioni, që do të mbahet me 27 dhe 28 tetor, do të jetë: “Integrimi Euro-Atlantik i Republikës së Kosovës”, shkruan arbresh.info.
Qëllimi i këtij Kongresi sipas organizatorëve konsiston në stimulimin e shkrimit akademik nga ana e studentëve të shkencave ekonomike dhe juridike, si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për nxitjen e debateve në mes studentëve në frymën e shëndoshë akademike.
Kongresi “QASJE II” do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për t’i shkëmbyer mendimet dhe përvojat e ndryshme në mes tyre.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë Kongres kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë nga vendi, rajoni dhe më gjerë./abresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin