Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë në kryeqytetin Kabul, ka arritur në 90 vetë.
“Në këtë sulm të fuqishëm, 90 vetë janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë shumë gra dhe fëmijë”, ka njoftuar Qendra për media e qeverisë së Afganistanit.
Ministria e shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, derisa po kryhen gjurmimet për gjetje të njerëzve nën gërmadha.
Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte eksploduar afër Ambasadës së Gjermanisë.
Basir Mujahid, zëdhënës i policisë së Kabulit, tha se nuk është e qartë nëse Ambasada e Gjermanisë ishte cak i sulmit dhe “disa komplekse dhe zyra të tjera të rëndësishme”, që ndodhen në afërsi.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar sulmin duke e quajtur “krim lufte”, njofton rel.
Shtëpia e Bardhë “e ka dënuar fuqishëm sulmin mizor” dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të personave të vrarë dhe të plagosur, ka raportuar agjencia AFP.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...