Gjermania ka pezulluar përkohësisht fluturimet e dëbimeve në Afganistan pas një sulmi ku mbetën 80 të vrarë në Kabul.
Një zyrtar gjerman ka konfirmuar që nuk do të ketë dëbime kolektive përgjatë ditëve të ardhshme, por ka thënë se politika e dëbimit të emigrantëve afganë që nuk kualifikohen si refugjatë do të vazhdojë, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtari tha: “Punonjësit [në ambasadën në Kabul] kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë, sesa për të përgatitur masat organizative të nevojshme. Prandaj nuk do të ketë deportime kolektive në Afganistan në ditët e ardhshme.
“Por është dhe mbetet rasti që deportimet duhet të kryhen sipas ligjeve tona. Ky parim vlen për Afganistanin, veçanërisht për kriminelët dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë “.
Në dhjetor, Gjermania filloi të kryejë dëbimet e grupeve të afganëve, pasi qeveria përpiqej të tregonte se po luftonte numrin e madh të emigrantëve duke hequr ata që nuk kualifikohen si refugjatë./Arbresh.info
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...