Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti sot ka takuar ambasadorin francez në Kosovë, shkruan Arbresh.info
Në këtë takim Kurti ka treguar qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje
Albin Kurti takon ambasadorin francez, Didier Chabert
Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Besnik Bislimi, kanë takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim u shprehën qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit. Me këtë rast, u paraqitën prioritetet dhe zgjidhjet që ofron VETËVENDOSJE! për problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u shprehen edhe një herë qëndrimet tona mbi dialogun me Serbi dhe në lidhje me çështjen e demarkacionit/Arbresh.info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...