Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bajram Gecaj ka thënë se koalicioni i territ dhe frikës, PDK-AAK-NISMA ka filluar të ketë halucinacione sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Ta besosh thënien e mëposhtme ose duhet të jesh i ngazëllyer deri në halucinacion nga sondazhi i porositur që e shpall “Koalicionin e Frikës” fituese, ose duhet ta kesh prirjen e rrallë ta gënjesh veten. Duket se Memli Krasniqi këto ditë i ka dyja nga pak”, ka shkruar Gecaj.
Postimi i plotë:
HALUCINACIONET E KOALICIONIT TË TERRIT DHE FRIKËS
Ta besosh thënien e mëposhtme ose duhet të jesh i ngazëllyer deri në halucinacion nga sondazhi i porositur që e shpall “Koalicionin e Frikës” fituese, ose duhet ta kesh prirjen e rrallë ta gënjesh veten. Duket se Memli Krasniqi këto ditë i ka dyja nga pak. Haradinaj është produkt i frikës që e shkaktoi suksesi i oponentit. Ky sukses ishte i Qeverisë së kaluar. Ky sukses ishte i Kryeministrit Mustafa. Kjo frikë ishte e Veselit. Ju dashtë Veselit 3 vite të planifikoi rrëzimin e Qeverisë Mustafa, ndërsa Isa Mustafa kishte nevojë vetëm 3 orë ta shkatërroi përgjithmonë ëndrrën e Veselit që të bëhet ndonjëherë kryeministër.
Do t’u mësojmë të jetoni me këtë lloj “frike” nga 12 qershori.
Memli Krasniqi : “Jemi të bindur se Haradinaj do të udhëheq më mirë se Mustafa”
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK