Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.
“Jam këtu për të thënë se është koha për të filluar betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund ta qeverisin vendin vetëm ata të tre”., – u shpreh Topalli.
“Unë kam qenë kundër Lulzim bashës që në ditën e parë që kur zbriti nga avioni ai. Kam pas rezerva të mëdha dhe këtë e kam thënë kudo. Kam diferenca të mëdha më të”., – vijoi ajo.
“Nuk largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në siç po bën Lulzim Basha. Vendimi për marrëveshjen me Ramën është marrë vetëm nga Basha dhe askush nuk është konsultuar me ne për vendimin. Zgjidhja e vetme është mbledhja e forumeve dhe shkarkimi i Lulzim Bashës. Kjo është një listë humbëse. Pikërisht për shkak të kaosit që është krijuar, për bojkotin që po i bëjnë fushatës së PD-së. Me mënyrën e tij, Edi Rama do të sundojë dhe do të qëndrojë në krye të qeverisë për një kohë të gjatë. Unë nuk i di hiollësitë e marrëveshjes. Kam dyshime të shumta pqër çfarë ka ndodhur dhe cili është projekti për të ardhmen. preokupimi im është PD-ja”., – thanë ndër të tjera ata.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...