Këngëtarja e famshme kosovare, Adelina Ismaili ka thënë se Anton Quni ishte një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur në jetën e saj.
Pas deklaratës së Qunit në emisionin “Kojshia Show” se e kishte ‘përdorur’ çështjen e Adelina Ismailit për t’i motivuar ushtarët për t’i ndihmuar asaj, ka reaguar edhe kjo e fundit, shkruan arbresh.info.
Në një postim në Facebook, Ismaili ka thënë se Quni ia kishte dhënë asaj revolen personale me buzëqeshje në fytyrë.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton –Adelina./Arbresh.info.

https://www.youtube.com/watch?v=zWvnTfK_T6g&feature=youtu.be
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...