Një 32 vjeçar me prejardhje nga Kosova, shitës automobilash në Bernë është dënuar me gjobë prej 6000 frangash për mashtrim të Zyrës Kantonale për Komunikacion Rrugor. Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre, një zvicerane dhe një austriak, 24 dhe 27 vjeçarë që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, shkruan bernerzeitung.ch. Po ashtu gjykata e ka dënuar atë me pagesë të shpenzimeve gjyqësore prej 1900 frangash si dhe me 900 franga për tejkalim shpejtësie në komunikacion në një rast tjetër.
Sipas vendimit gjyqësor ai i ka shtyrë dy punonjës të kësaj zyre që të falsifikojnë të dhënat e automobilave të tregtarit kosovar, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë larguar nga puna ndërsa Gjykata Regjionale Bern Mittelland i ka dënuar me gjobë, me kusht. Ata kishin mundësuar falsifikimin e të dhënave të automobilave në së paku dhjetë raste.
Por, gjykata e ka liruar kosovarin në pikën në të cilën ata dy e ngarkonin me faj: Sipas tyre, ai i ka shantazhuar ata dy, i ka kërcënuar se do t`i publikonte filmimet ku ata duken duke u puthur në një makinë, shkruan syri.net, nga frika se do t`i dekonspironte, ata i janë nënshtruar atij, duke pranuar të bënin falsifikimin e të dhënave për makinat e tij, duke i mundësuar përfitime materiale kosovarit.
Gjykata ka konstatuar se ata kanë gënjyer, pasi që gjatë procesit gjyqësor është treguar edhe një filmim i fshehtë i bërë nga kosovari ku shihen ata dy duke u marrë vesh me kosovarin se si do të deklaronin nëse zbuloheshin, për paratë që do t`i merrnin nga ai për falsifikimin e të dhënave.
Aty shihet se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi as shtrëngimi nga tregtari i veturave, përcjell albinfo.ch. Pas ballafaqimit me këtë xhirim, austriaku ka pranuar veprën, ndërsa zvicerania ka heshtur.
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...
Von der Leyen: Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë...
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...