Dries Mertens ka nënshkruar një kontratë të re që do e mbaj atë te Napoli deri në qershor të vitit 2020.
Marrëveshja e mëparshme e reprezentuesit belg do të skadonte në vitin 2018 dhe raportet sugjeronin që ai mund të largohet nga klubi në ‘Stadio Olimpico’ derisa një numër i madh skuadrash në Premierë Ligë ishin të interesuar për transferimin e 30-vjeçarit, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Mertens i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rreth të ardhmes së tij duke nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me Napolin, megjithëse marrëveshja e tij përfshin një klauzolë që i lejon atij të largohet për transferim në Super Ligën e Kinës ose falas.
“Ne kemi biseduar me përfaqësuesit e Mertens dhe kemi arritur një marrëveshje që është perfekte për Dries dhe Napolin”, njoftoi presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis.
“Mertens do të jetë te Napoli edhe për shumë vite sepse nuk dëshiron të transferohet njëherë në Kinë sepse ekziston një klauzolë në kontratë e tij që ne nuk mund të refuzohet. Por në Itali, Mertens do të luaj vetëm për Napolin”
Ish sulmuesi i PSV ka shënuar 33 gola brenda 45 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon te Napoli./arbresh.info
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...