Koalicioni Boshnjak VAKAT ka reaguar kundër shkatërrimit të dhunshëm të objektit të xhamisë nga ana e pushtetit të Zemun Polje pranë Beogradit në Serbi.
Sipas këtij koalicioni, ky është një akt i pa parë i dhunës ndaj një grupacioni fetar dhe bashkësisë Islame në Serbi, e cila është lojale vetëm e atyre politikave dyqindvjeçare e të cilëve ishte dëbimi i myslimanëve autoktonë nga këto vise dhe shkatërrimin e objekteve fetare të fesë Islame, të cilat vetëm në Beograd në shekullin 19 ishin diku rreth 200 të tillë.
“U japim përkrahje të plotë pjesëtarëve Islam të Zemun Poljës dhe bashkësisë Islame në Serbi që të dalin në ndihmë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të marrin masat e mbrojtjes së muslimanëve në Zemun Polje dhe të kërkojnë nga pushteti në Serbi që urgjentisht të rindërtojë objektin e rrënuar të xhamisë, dhe që përfundimisht të shqyrtojë çështjen e mungesës së hapësirave për lutje në Beograd, në të cilin jeton një numër i madh i muslimanëve – shqiptarëve, romëve dhe pjesëtarë të popujve tjerë dhe bashkësive etnike”, thuhet në reagimin e këtij koalicioni.
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...