Samiti i shtatë liderëve botërorë që po mbahet në Taormina të Italisë duket se ka nisur me një nënshkrim.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se është nënshkruar teksti i luftës kundër terrorizmit, pikërisht në ditën kur terrori ka goditur Egjiptin sot, shkruan portali arbresh.info.
Ai është shprehur i vendosur për të ndaluar këtë barbaritet.
“Të bashkuar dhe përkushtuar. Nënshkrimi i tekstit në luftën kundër terrorizmit që goditi sot sërish Egjiptin. Mendimet e mia janë me palët e prekura. Vendosmëria do të plotësohet për të ndaluar këtë barbaritet”, është shprehur Macron./Arbresh.info
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim