Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se sikur të varej nga partia e saj Hashim Thaçi nuk do të ishte president i vendit e Kadri Veseli nuk do të bëhej kryetar i Kuvendit.
Edhe pse LDK votoi pro të dyve, Gaxherri thotë se kjo nuk ishte dëshirë e LDK-së, por ishte respektim i marrëveshjes.
“Kemi punuar në koalicion me të gjitha partitë, VLAN-in, që të rrëzojmë PDK-në, por me fuqinë e saj PDK ka arritur ta zhbëjë koalicionin tonë. Ne nuk e kemi zgjedhur Veselin kryeparlamentar. Atë e ka zgjedhur PDK-ja, ne e kemi respektuar marrëveshjen. Sikur të varej nga LDK-ja, Veseli e Thaçi s’do të ishin në këto poste”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...