Ekipet e shpëtimit në Detin Mesdhe kanë shpëtuar rreth 2,300 emigrantë që po udhëtonin me anije prej gome dhe druri.
Ata kanë gjetur edhe trupat e 2 personave, të cilët kishin humbur jetën gjatë udhëtimit të rrezikshmë, transmeton portali arbresh.info
Më shumë se 4 mijë persona kanë arritur në brigjet e Italisë gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa vetëm për tetë ditë, numri i tyre ka shkuar në 9,000.
Samiti i G7-tës, përfshirë edhe SHBA-të, që do të mbahet në Itali, Sicili, do të diskutojë mbi migracionin, stabilizimin e Libisë dhe në krye të agjendës pritet të jetë zhvillimi afrikan.
Numri i emigrantëve të shpëtuar që nga fillimi i viti ka shkuar mbi 50 mijë, më shumë se 46 për qind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.
Më shumë se 1,300 persona kanë humbur jetën në Detin Mesdhe./Arbresh.info
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje
Inter vazhdon dominimin Serie A, triumfon thellë ndaj Sassuo...
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s