
Cup of ginger tea with lemon on wooden table
Fryrja e barkut është një ndjesi vërtet e tmerrshme.
Në një kohë kur do të dukesh sa më e dobët, barku të tregon sikur ke edhe 5 kile më shumë. Përveç kësaj, është edhe një ndjesi parehatie që të mërzit gjithë ditën. Por ka një lajm të mirë për këto çrregullime të vazhdueshme dhe të bezdisura të barkut.
Gjithmonë mbaj mend që ne jemi çfarë hamë. Trupi reagon në mënyra të ndryshme në varësi nga ushqimet që fut në të, sepse shumë ushqime dhe lëngje mund të shkaktojnë më shumë fryrje se të tjerat. Disa prej ushqimeve nga të cilat duhet të rrish larg, sepse shkaktojnë fryrje janë pijet me gaz, bishtajoret, produktet e qumështit dhe thekra.
Po cila është pija që duhet të pish gjithmonë sa herë ke fryrje barku?
Është çaji i xhinxherit! Xhinxheri është i mrekullueshëm për të eliminuar fryrjen. Studimet kanë treguar se ky lloj çaji ndihmon në bllokimin e enzimave dhe gjeneve që i shkaktojnë trupit inflamacion. Çaji i xhinxherit është gjithashtu i njohur për qetësimin e problemeve të ndryshme shëndetësore si kancer, dhimbjet e alzheimer-it apo probleme të ndryshme irritimi të zorrëve.
Çaji i xhinxherit është i shkëlqyer për t’iu shtuar dietës, sidomos nëse fryrjet e barkut i ke kronike. Nëse shija e xhinxherit të duket pak e fortë, shto disa pika limoni për ta bërë shijen pak më të butë. Një filxhan çaj xhinxheri në ditë, pas pak kohësh do ta eliminojë fryrjen krejtësisht
Përfaqësues të Shërbimit Sekret të ShBA’së takim me Policinë...
Gjendet një person i vdekur në Zveqan, policia nis hetimet
Dogana parandalon hyrjen e mallrave kozmetike të padeklaruar...
Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Ko...
Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosja nuk ia ka borxh Vjosa Osm...
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...