Pasditen e së mërkurës, në qytetin e Vlorës kanë mbetur të vdekur 2 persona. Ngjarja ndodhi në një lokal tek “Sheshi i Flamurit”, në qytetin bregdetar të Vlorës.
I vrarë në vendngjarje ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, 56-vjeç, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital edhe biznesmeni Erven Hyseni, 40-vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Roland Saliu erdhi në detyrë si drejtor i OSHEE-së Vlorë në nëntor 2015-ës.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Paraprakisht, dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë biznesmeni Hyseni.
Autorët raportohet se kanë qëlluar me një breshëri armësh nga një automjet në lëvizje.
Ndërkohë, policia ka ngritur post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës dhe ka konfiskuar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...