Lëvizja Vetëvendosje pati mundësinë që të bëhet pjesë e bllokut të madh i cili lufton PDK-në në pushtet dhe kapjen e shtetit. Kjo sipas Lumir Abdixhikut nuk u realizua më shumë për shkak të afateve kohore se sa ndryshimeve programore.
Sipas Abdixhikut LVV kishte dy alternativa.
“E para që Vetëvendosje t’i bëhet bashkë bllokut të madh që ishte krijuar, bllokut LDK –AKR- Alternativa dhe koalicioni i gjerë i shoqërisë civile dhe e dyta që te gjenim marrëveshje për futje të listës së Vetëvendosjes e cila ka qenë më pak natyrale sepse po them edhe një herë blloku më i madh ishte krijuar në një anë”, ka thënë ai.
Abdixhiku në Rubikon të KTV-së theksoi se ka pasur mirëkuptim dhe tendencë të afrimeve por afati kohor ishte i shkurtë.
Tutje ai theksoi se LDK tashmë e ka marrë koston e bashkëjetesës me PDK-në. E këtë e pasqyron me kthesën reformuese që po e merr subjekti, pjesë e secilës është edhe ai.
Çdo aleancë të mundshme me PDK-në, Abdixhiku e sheh si kapje. Ai thotë se do të kishte besuar në një PDK të ndryshuar por një gjë të tillë nuk e sheh sot, të paktën këtë e tregojnë listat e kandidatëve për deputetë, thotë ai.
“Secila aleancë më kapësit do të përfundojë me kapje. Nuk po e them unë, e kemi thënë të tre këtu me shkrime e analiza”, ka thënë ai.
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...