
Two women wrapped in thermal blankets look on near the Manchester Arena, where U.S. singer Ariana Grande had been performing, in Manchester, northern England, Britain May 23, 2017. REUTERS/Andrew Yates?
Të paktën 22 persona u vranë dhe 59 u plagosën në një shpërthim që ndodhi në fund të koncertit të mbrëmshëm të këngëtares së njohur amerikane Ariana Grande në qytetin anglez të Mançesterit.
Policia e Mancesterit ka konfirmuar se ka shkuar në 22 numri i të vdekurve nga një shpërthim në Manchester Arena. Shefi i policisë Ian Hopkins thotë se hetimet mjeko-ligjore po vazhdojnë të përcaktojnë nëse sulmuesi ka pasur bashkëpunëtorë. AP raporton se ai nuk dha asnjë informacion për personin që e ka shpërthyer pajisjen.
Zyrtarë të forcave policore thanë se ky akt i tmerrshëm dyshohet të jetë bombardim vetëvrasës, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Kryeministri, Theresa May tha se incidenti është duke u trajtuar si një sulm terrorist e nëse del që me të vërtetë ka qenë sulm terrorist atëherë ky do të ishte sulmi militant më vdekjeprurës në Britani.
Salla Manchester Arena në të cilën po mbahej koncerti kishte kapacitetin për të mbajtur 21,000 njerëz, e që mbrëmë ishte e mbushur me audiencë në të cilën më së shumti përfshiheshin fëmijë.
Një dëshmitar që mori pjesë në koncert tha se ndjeu një shpërthim të madh kur po largohej nga arena, e ndjekur nga britmat dhe se një mori njerëzish nxitonin të shpëtonin nga ndërtesa.
Një video e postuar në Twitter shihen tifozët e rinjë duke bërtitur dhe duke vrapuar nga vendi.
Dhjetëra prindër u përpoqën me shqetësim për fëmijët e tyre, duke postuar fotografi dhe duke u lutur për informacion mbi mediat sociale.
Këngëtarja 23 vjeçare, Ariana Grande pas këtij akti të tmerrshëm shkroi në rrjetin social Twitter se ndihej shume keq, ‘ Zemra ime është e thyer, më vjen shumë shumë shumë keq, unë nuk kam fjalë’, ka shkruar këngëtarja./Arbresh.info








Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...
Befasi në formacionin startues të Realit ndaj Cityt, këto ja...
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...