Në radiologjinë e QKUK-së, për herë të parë është kryer procedura e venografisë me tomografi të kompjuterizuar(CT).
Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë të QKUK-së:
Në Diagnostikën e radiologjisë intervente, degë e Klinikës së Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e cila vepron në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për herë të parë është kryer një procedurë e re, që më parë nuk ishte realizuar tek ne. Bëhet fjalë për procedurën e vizualizimit të enëve venoze të gjymtyrëve të poshtëm tek pacienti mashkull 32 vjeçar, e cila njihet si venografi me tomografi të kompjuterizuar(CT) të cilën e ka kryer ekipi që udhëhiqet nga dr. Bujar Gjikolli.
Ekipi mjekësor përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli, bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani dhe tekniken Fatime Sadiku, arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit.
Në botën moderne para shumë vjetëve është ndërprerë praktikimi i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar.
Ju sjellim disa nga imazhet e procedurës së kryer për herë të parë në Kosovë.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...