Ministri i ri i Drejtësisë, do të jetë Gazment Bardhi. 31 vjeçari me origjinë nga Kavaja do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë deri në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.
Ai ka punuar më herët si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë si dhe pranë komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, shkruan ora news.
Për një periudhë disa mujore në vitin 2012 ka qenë këshilltar pranë ministrit të Drejtësisë, periudhë kur ministër ishte Eduart Halimi.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Bardhi ka punuar specialist pranë Drejtësisë së Kodifikimit. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë për periudhën 2004-2008./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...