I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj këtë të diel ka qëndruar në Prizren.
Atje ai ka takuar përfaqësuesit e koalicionit Vakat – në mesin e tyre edhe ish deputeten Duda Balje.Balje pas takimit ka thënë për Klan Kosova se në takimin që kanë zhvilluar bashkë me Haradinajn kanë biseduar për problemet që ata kanë si komunitet.
“Mendoj se Haradinaj është njeriu i duhur për kryeministër”.Balje më tej ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion pas zgjedhor.“Kjo është politikë, gjithçka është e mundur, edhe një koalicion pas zgjedhor”, ka thënë Balje.“Nuk na premtoi shumë Haradinaj, por kjo na pëlqen shumë, sepse deri tash jemi lodhur me premtime”, ka theksuar ajo.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...