Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ndjehet krenar që është pjesë e Vetëvendosjes.
Përmes një postimi në llogarinë personale, Ahmeti ka thënë se rrugës së tyre kanë mundur të gabojnë por kanë ngritur zërin kur është dashur
Gjeni të plotë statusin:
Për këto vite sa jam anëtar i LVV jam krenar që jam pjesë e një komuniteti që nuk nënshtrohet. Rrugës kemi mundur të gabojmë, ndoshta kemi humbur edhe mundësi, por kemi ngritur zërin kur është duhur, kemi ruajtuar parimet dhe kemi ruajtur njëri tjetrin. Kane tentuar të na zhdukin, simbolikisht dhe tekstualisht e bile edhe sot na kërcënojnë. Por ne jemi rritur dhe do të ngadhnjejmë sepse e kemi sinqerisht, për kombin e Republikën, për mirëqenien e progresin, për të varfërin e punëtorin, për fëmiun e plakun, për gruan e burrin.
Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi duke kujtuar që në politike nuk kemi hyrë për poste por për ndryshim. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...