Drejtoria e Arsimit e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet për testin e semimaturës, i cili mbahet më 26 maj. Këtij procesi do t`i nënshtrohen 1644 nxënës shqiptarë, si dhe 7 nxënës nga komuniteti turk.
Kështu thuhet në një njoftim të Komunës së Gjilanit, sipas së cilit, drejtoria e Arsimit i ka filluar me përgatitjet teknike për organizimin e provimit të maturës shtetërore për 1641 nxënës, pa llogaritur nxënësit përsëritës.
Sa i përket regjistrimit në klasën e dhjetë, këtë vit shkollor janë planifikuar 1.708 vende, 1644 prej tyre për nxënës të komunës së Gjilani, ndërsa 64 të tjera për nxënës nga komunat Kamenicë, Viti e Novobërdë.
Përndryshe, në Gjilan fillon sot olimpiada mbarëkombëtare e matematikës, ku marrin pjesë nxënës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës/Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...