Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, tha se nuk do t’i falë dhe as harrojë përpjekjet për arrestimin e tij nën dyshimet për përdhunim, të cilat e kanë detyruar të kërkojë strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Të premten, prokurorët e Suedisë thanë se kanë pushuar hetimin shtatëvjeçar të Assange për “përdhunim”.
Duke e cilësuar këtë si “fitore të rëndësishme”, Assange tha se është i gatshëm për dialog me autoritetet amerikane dhe britanike.
Assange, 45 vjeç, kërkohet në SHBA që nga viti 2010, kur WikiLeaks publikoi mijëra dosje sekrete amerikane.
Ai ka përfituar azil nga Ekuadori dhe prej vitit 2012 banon në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nga frika se ekstradimi në Suedi do të çonte në ekstradimin e tij në SHBA.
Vendimi i fundit i prokurorëve suedezë nënkupton se Assange nuk është më nën hetime në Suedi.
Por, policia britanike tha se Assangee do të arrestohet nëse largohet nga ambasada. Policia tha se ka një urdhërarrest ndaj tij për mosparaqitje në gjykatë më 2012 dhe ajo është e detyruar ta zbatojë atë.
Ekuadori, ndërkaq, i kërkoi Britanisë t’i mundësojë Assange largim të sigurt nga vendi.
“Sot është një fitore e rëndësishme për mua dhe sistemin e OKB-së për të drejtat e njeriut, por kjo, në asnjë mënyrë, nuk i shlyen shtatë vjet paraburgim pa akuza, ndërsa fëmijët e mi janë rritur. Këtë nuk do ta fal, as nuk do ta harroj”, tha Assange nga ballkoni i ambasadës.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...