Mauricio Pochettino beson se Harry Kane është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë pasi arriti të marr kreun e tabelës së golashënuesve në Premierë Ligë derisa ka mbetur vetëm edhe një ndeshje këtë sezon.
Sulmuesi i Tottenhamit shënoi katër gola në fitoren 6 me 1 të “Spursve” ndaj Leicester Cityt në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘King Power’, transmeton portali arbresh.info.
“Është fantastike për të. Është një tjetër sezon për të që tenton të jetë në krye të golashënuesve në Premierë Ligë. Ai është i mrekullueshëm, ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, tha trajneri Pochettino për ‘Sky Sports News’.
“Ai do të përpiqet për të vazhduar kështu edhe në ndeshjen e ardhshme për të përfunduar në mënyrën më të mirë”, shtoi ai./arbresh.info
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...