Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishmë për Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.
Poashtu organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët.
Ndryshe, AAK ka vendosur marrëveshje koalicioni parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën, ndërkaq si kryeministër i tri subjekteve politike kandidon Ramush Haradinaj.
Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi Qeveria Mustafa u rrëzua në Parlament nga mocioni i Nismës i mbështetur edhe nga PDK.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...