Këngëtari i njohur ferizajas Labinot Tahiri bashkë me fondacionin “Behgjet Pacolli” kanë ndihmuar së fundmi në renovimin e disa reparteve të Spitalit Rajonal në Ferizaj.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Labi përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku tregon për iniciativën e re që ka marrë dhe që është shumë i lumtur që kauzës iu bashkua edhe Behgjet Pacolli.
Në video shfaqen edhe materialet e reja të cilat arritën në oborrin e spitalit, ndërsa i pyetur nga një qytetar nëse po e bën këtë gjë për të rënë më shumë në sy dhe për të marrë vota, Labi e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur se nuk ka nevojë të shfrytëzojë kauza të tilla, sepse po të dojë vota, ai shumë lehtë mund t’i mbledh, ngase këndon thuajse çdo natë në dasma me nga 2000 persona.
“Donacioni në ferizaj nga Fondacioni Begjet Pacolli. Sa i lumtur që jam për pacientët që jam për komoditetin më të mirë. Kjo është Kauzaa jonë”(sic.), shkruan Labi në përshkrimin e videos.
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/videos/1492134284195284/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...