Në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme parashihet saktësisht se kush mund të përfshihet në listat e kandidatëve për deputetë.
Cilido person emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve është i aftë për certifikim si kandidat.
Por, këtë të drejtë nuk e kanë gjykatësit apo prokurorët, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Shërbimit Doganor të Kosovës dhe pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shkruan arbresh.info.
Partitë politike kanë afat deri të premten të finalizojnë listat e kandidatëve për deputet të në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Në këto lista nuk mund të jetë po ashtu, kryesuesi i një agjencie të pavarur, përfaqësuesi diplomatik, kryesuesi apo anëtari i KQZ-së, pjesëtari i KZAP-it, anëtari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Kandidatë për deputetë nuk mund të jetë po ashtu person i i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.
Në Ligj thuhet se “Numri i emrave të dorëzuar të kandidatëve nuk mund të jetë më shumë se dhjetëpërqind e maksimumit të numrit të ulëseve të caktuara.”
Në rast të paraqitjes së më shumë kandidatëve se sa maksimumi i caktuar, KQZ-ja e redukton listën e kandidatëve deri në numrin që është në pajtim me dispozitat e këtij neni.
Po ashtu, asnjë person i zgjedhur anëtar i një organi tjetër legjislativ, nuk mund të ketë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Anëtari i Kuvendit i cili pas marrjes së ulëses së tij apo saj në Kuvend është apo bëhet anëtar i një trupi tjetër të zgjedhur legjislativ, humb mandatin e tij apo saj në Kuvend.
Një punëtor publik i cili përpiqet të fitojë një ulëse në Kuvend duhet të marrë pushim tëlejuar mungese me efekt nga data e fillimit të periudhës së fushatës.
Pritet që deri nesër koalicionet dhe subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje të finalizoj në listat e kandidatëve për deputetë./arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...