Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se me LDK-në është biseduar për dikasterin e ekonomisë para se të arritej marrëveshja, përcjell Arbresh.info.
“Nuk është diskutuar në veçanti madje as posti i presidentit sepse e kemi presidentin. Është biseduar që AKR të jetë motor i aspekteve ekonomike. Është biseduar që programi i AKR-së të përdoret për ekonominë, pastaj është biseduar edhe për fushën e sundimit të ligjit si dhe në mënyrë teknike për radhitjen e deputetëve”, ka thënë ai në emisionin Debat në RTV Dukagjini.
Sejdiu ka treguar se kërkesa e AKR-së ka qenë që të vendosen në bllogje kandidatët për deputetë.
“Ne kemi 22 vende ku numri 2 do të jetë Presidenti Behgjet Pacolli, dhe në dy bllogje nga 10 deputet. Në këtë mënyrë votuesit do ta kenë më të lehtë ti gjejnë kandidatët tanë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
Bayern demolon Atalantan edhe në Gjermani, kalon me lehtësi ...
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...