Kur kanë kaluar nëntë muaj nga vrasja e kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista, ende nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë rast.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke folur rreth hetimeve të zhvilluara për rastin e vrasjes së kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elvis Pista, ka thënë për “Zëri” se “krejt çka mund të themi është se hetimet në drejtim të zbardhjes së këtij rasti janë duke vazhduar”.
Sipas tij, hetimet intensive janë duke u bërë në konsultim dhe në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse.
Ndryshe, kandidati për deputet i PDK-së, Elvis Pista, ishte vrarë me 15 qershor të këtij viti, për motive ende të panjohura.
Kurti nderon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci
Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, l...
“Sikur e ndjente që do të ishte takimi i fundit”- Djali i rr...
Basha bën homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendi, Nex...
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosov...
Nis numërimi i votave me postë nga diaspora