Një shtylle të tensionit të lartë i është vendosur tritol 4 ditë më parë në Thumanë, pak kilometra larg Tiranës. Sipas policisë askush s’ka patur informacion edhe pse ngjarja ka ndodhur më 13 Maj (4 ditë më parë). Vendosja e lëndeve plasëse në shtyllat e tensionit të lartë klasifikohet me ligj si akt terrorist.
Në një njoftim për mediat të shpërndarë sot Policia e Shtetit thotë se: “Me dt 17.05.2017 u njoftuam nga OSHEE-ja se në vendin e quajtur Kodër Thumanë, ishte konstatuar dëmtimi i dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë.
Menjehere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes. Nga kryerja e veprimeve verifikuese në terren është konstatuar se kanë ndodhur 2 shpërthime.
Dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur në datë 13.05.2017 rreth orës 02:00. Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 5 shtetas, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes. Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.
Efektivet e Policisë kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme: disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv; rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur; mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje. Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë”.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...