Një sasi prej 92.5 kg kanabis është sekuestruar në Shkodër, gjatë ditës së sotme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me policinë e Shkodrës, në fshatin Qerret (Njësia Administrative Temal, Bashkia Vau i Dejës), gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Qerretit, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale në 4 thasë dhe 2 bidona, një sasi lënde narkotike me peshë 92.5 kg kanabis.
Asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin, ndërsa policia njofton se po punohet për zbardhjen e rrethanave, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të tr...
Sërish tërmet në Shqipëri
Tahiri: Nesër, mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituim...
Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me ...
Ulen pak temperaturat maksimale
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qyteta...