Sot do të mbahet konferenca e parë rajonale me trupat menaxhuese të zgjedhjeve, ku pjesëmarrës janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Kosovë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Mali i Zi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga Shqipëria dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga Maqedonia.
Konferenca do të ofrojë mundësi për Trupat Menaxhuese Zgjedhore nga rajoni për të shkëmbyer përvojat e tyre për Teknologjinë në zgjedhje si sistemin elektronik të identifikimit të votuesit, numërimin elektronik të votave dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të rezultateve preleminare.
Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive dhe kuptimit të TMZ-ve për praktikat e mira në aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, avantazhet dhe disavantazhet në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe shqyrtimi i mundësisë së përdorimit të saj në zgjedhjet e ardhshme.
Në hapje të Konferencës do të flasë Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka dhe Ambsadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...