Anëtari më i ri i partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se pritet të bëhet koalicioni PDK-AAK-NISMA.
“Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA”, ka shkruar Zeka.
Deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës, ka lidhur koalicion me disa parti të vogla, si PD, PSDHK, Lëvizja për Bashkim dhe disa parti të tjera.
Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.
