Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka thënë se zhvillimi i shkencës do të kontribuonte shumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Bajrami tha në hapjen e Javës së Shkencës se Republika e Kosovës duhet të angazhohet shumë në përkrahjen e shkencës duke ndarë më shumë fonde për të stimuluar kërkimin shkencor, shkruan arbresh.info.
“Republika e Kosovës duhet të angazhohet shumë në përkrahje të shkencës, në ndarjen e fondeve më të mëdhja për të stimuluar kërkimin shkencor. Kjo javë e shkencës i tubon shkënctarët, është si një kohë e reflektimit tonë se cilat janë standardet e të bërit shkencë në Republikën e Kosovës sepse shkenca është ajo që rezulton me progres në zhvillimin ekonomik dhe me krijimin e lidershipit të ri”, tha Bajrami.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të mundshëm që secili universitet në Kosovë, qoftë publik apo privat të mos ekzistoj vetëm për të dhënë diploma akademike por edhe të kultivojnë punën kërkimore e shkencore./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1417452024986552/
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...