Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, Dejan Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor.
Ai në shkurt të këtij viti u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi shtatorin e kaluar. Ai fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis, transmeton Plusinfo.
Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. S
ipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin. Ai ka thënë se struktura të caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë. (Plusinfo)
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1