Unaza e plazhit në Durrës e cila lidh veriun me jugun e vendit mbetet një prej segmenteve më të rrezikshëm në Durrës.
Aksidentet e shumta që ndodhin aty kanë vetëm një konkluzion, mungesën e sinjalistikës rrugore, të mbikalimeve dhe hapjen pa kriter të kryqëzimeve në të dy krahët e këtij segmenti.
E ndërtuar për të funksionuar si autostradë , ky segment ka një handikap të madh. Hapja e kryqëzimeve për të lidhur banorët e kodër Arapajt me zonën e plazhit, ka sjellë numër të madh aksidentesh me pasoja të rënda.
Më i fundit është plagosja në gjendje të rëndë e pesë personave të një familjeje.
Në katër kryqëzime semaforët nuk punojnë, rruga ndërpritet nga nxënësit e shkollave që minimalisht dy herë në ditë do të kalojnë aty.
Të gjithë banorët kanë një apel, merni masa të mos vdesin më njerëz në këtë rrugë që ka emrin “rruga e vdekjes” në Durrës!
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...