Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lëshojë më postin e kryeministrit, siç bëri pas zgjedhjeve të fundit.
Këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
“E kemi bërë këtë një herë dhe nuk ka funksionuar si duhet. Këtë herë ne do të jemi insistues absolut për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Lidhur me deklarimet e anëtarëve të LDK-së, se më me PDK-në nuk do bashkohen, Krasniqi tha se kjo po i duket si “Deja vu”. Ndërsa, nuk e përjashtoi mundësinë që prapë të bashkëqeverisin me ish-partnerin, pra LDK-në.
“Sepse të njëjtat qëndrime janë thënë edhe në zgjedhjet tjera. Kam qenë në disa debate me përfaqësues të tyre, kur iu kam thënë se ne nuk kemi vija të kuqe. Ju kemi thënë se preferojmë të jemi me juve ose me të tjerët që na kanë thënë asnjëherë me juve. Në politikë nganjëherë duhet të mbizotërojë më shumë arsyeja sesa pjesa emocionale”, shtoi Krasniqi.
Ai thotë se ka parti që mund ta refuzonin bashkëqeverisjen e ardhshme, por e përjashton mundësinë e një bllokade si në kohën e VLAN-it.
https://youtu.be/NLX_NqRRskc
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...