Vetëm një muaj para se të kryhet procesi mësimor, Komuna e Prishtinës sot ua ka anuluar vendimet 5 drejtorëve të shkollave fillore. Ata, nga nesër nuk do ta ushtrojnë më pozitën e drejtorit.
Pesë drejtorët e shkollave “Zenel Hajdini”, “Elena Gjika”, “Shkëndija”, “Teuta” dhe “Rilindja”, kanë pasur vendim për Ushtrues Detyre në pozitën e Drejtorit deri më 15 qershor.
Sipas njërit prej këtyre drejtorëve, i cili ka treguar për lajmi.net, ata kanë pasur vendim për ushtrues detyre deri më 15 qershor dhe tek sot janë njoftuar për anulim të këtij vendimi nga Drejtoria për Arsim në komunën e Prishtinës.
“Sot jemi njoftuar për këtë vendim nga drejtoresha e Arsimit Arbërie Nagavci. Kjo po ndodh vetëm një muaj para përfundimit të mësimit. Konsideroj se është shumë e dëmshme për procesin mësimor”, ka deklaruar drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Osman Vitija për lajmi.net.
Ai ka shtuar se në njoftim u është thënë se të hënën duhet ta lirojnë pozitën, për shkak se do të vijnë ushtruesit e detyrës të përzgjedhur nga komuna.
Kujtojmë se një konkurs për drejtorë ishte anuluar vitin e kaluar për shkak të shkeljes së procedurave.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...