Sprinteri xhamajkan dhe fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike, Usain Bolt beson se Alexis Sanchez duhet të largohet nga Arsenali dhe t’i bashkohet Manchester United.
30-vjeçari, i cili është një tifoz i madh i Manchester United, ka thënë se aftësitë e klasit botëror të reprezentuesit kilian përshtaten dukshëm me skuadrat e mëparshme të “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
“E njoh Alexisin. Ai luan për Arsenalin. Ai duhet të largohet”, citohet të ketë thënë ai për ‘Daily Star’.
“Ai do të ishte një lojtar i mrekullueshëm në Manchester United. Ai është një lojtar, që siç e kam thënë gjithmonë, ne kemi nevojë për të që shumë vite. Ne kemi nevojë për dikë që është në gjendje të marrë topin dhe të krijojë shanse për futbollistët e tjerë”
“Ai e ka vërtetuar vetën si njëri nga lojtarët më të mirë”, shtoi Bold
Alexis Sanchez ka shënuar 24 gola dhe ka krijuar 18 asistime në të gjitha kompeticionet këtë sezon, gjë të cilën asnjë lojtar i Manchester United nuk e ka arritur./arbresh.info
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...