Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias është ngritur për herë të parë në vitin 2013, atë kohë kur Kosova u prezantua në këtë ngjarje të madhe të artit për herë të parë.
Deri më tani, në Venecia janë prezantuar tre artistë shqiptarë të cilët me prezantimet e tyre kanë arritur sukses dhe kanë bërë krenarë shqiptarët.
Petrit Halilaj është artisti i cili për herë të parë e përfaqësoi Kosovën ne Venecia në edicionin e 55-të në vitin 2013.
Pas Petritit, ishte artistja Flaka Haliti ajo e cila bëri një përfaqësim të denjë të Kosovës në Bienale, kjo në edicionin e 56-të.
Ndërsa këtë vit, në edicionin e 57-të me radhë, Kosova po përfaqësohet nga artisti Sislej Xhafa, i cili dje ka hapur Pavijonin e Kosovës dhe ka prezantuar veprën e tij përmes të cilës zëri i të zhdukurve të Kosovës po dëgjohet në këtë ngjarje të madhe ndërkombëtare.
Një fotografi e publikuar e këtyre tre artistëve bashkë na përkujton rrugëtimin e Kosovës në Bienale dhe sukseset e artistëve në këtë rrugë. Petrit Halilaj dhe Flaka Haliti kanë vizituar artistin Xhafa teksa kanë realizuar edhe këtë fotografi që në vete mbanë një histori të Kosovën në Bienale ndër vite.
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...