
Real Madrid's Pepe celebrates after scoring a goal against Osasuna during the Spanish La Liga soccer match between Real Madrid and Osasuna at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid, Saturday, Sept. 10, 2016. (AP Photo/Francisco Seco)
Pas negociatave të avancuara për kontratë, transferimi i Pepes në Paris Saint Germain më në fund është afër finalizimit.
34-vjeçari ka bërë vetëm 18 paraqitje këtë sezon për ‘Los Blancos’ dhe Raphael Varane duket se përfundimisht ka siguruar pozitë në formacionin startues si qendërmbrojtës, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Goli nga Griezmann nuk duhej të lejohej (VIDEO)
Pepe do të mbetet pa kontratë këtë verë dhe derisa raporte të ndryshme pretendojnë se do të transferohet në Super Ligën e Kinës, Paris Saint Germain ka reaguar dhe duket se tashmë është afër finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin veteran.
Duke marrë parasysh 10 sezonet e veteranit në ‘Santiago Bernabeu’ , dy tituj në UEFA Ligë të Kampionëve dhe La Liga, ai mund të jetë një aset i madh te një numër klubesh.
Radio spanjolle ‘Cadena SER’ ka raportuar gjithashtu që transferimi i tij në PSG është shumë afër./arbresh.info
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...
Melos Zenunaj rikthehet tek Dukagjini
Ish-basketbollisti i Prishtinës, Dustin Thomas prezantohet t...