Bashkimi Evropian u bëri thirrje liderëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që të mos harrojnë sfidat e mëdha me të cilat përballet vend i tyre. Liderët politikë të Kosovës të mos i harrojnë sfidat
“Jemi në dijeni për votën e mosbesimit të Kuvendit të Kosovës dhe shkarkimin e qeverisë. Kjo votë u zhvillua në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat që lidhen me BE-në”, tha përmes një deklarate me shkrim Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, përcjell REL.
“Është e rëndësishme që puna, e cila, mes tjerash, lidhet me promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe liberalizimin e vizave, të vazhdojë për të mirën e popullit të Kosovës”, tha Kocijançiq./Arbresh.info/.
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar