Çifti i njohur Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë pa diskutim ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Me apo pa dashja, jeta e tyre private shpesh herë është bërë temë e mediave, ndërkohë që publiku për ta vazhdon të ketë të njëjtin interes.
Blero së fundmi është në përgatitje të disa projekteve të reja, gjersa si mos më mirë atij po i ecën edhe jeta private, kur në krah ka Afronën.
Kjo e fundit, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi shumë të veçantë, ku këngëtari shfaqet teksa i dhuron puthje asaj në një diskotekë.
Nuk vonoi shumë, dhe edhe Blero në po të njëjtin rrjet, publikoi një fotografi ku shfaqej bashkë me Afronën në shtrat, në një fotografi të realizuar nga Veton Osmani.
Në ngjyrat bardhë e zi, dhe Afrona me veshje provokuese, kjo fotografi bëri të kuptojnë fansat se ata janë më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin. Telegraf


Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...